
Përshkrimi:
Verbum Domini asht nxitje apostolike e Papës Benedikti XVI e vitit 2010 që përqendrohet te Fjala e Zotit në jetën dhe misionin e Kishës. Dokumenti thekson se Shkrimi i Shenjtë nuk asht thjesht tekst historik apo letrar, por Fjalë e gjallë që flet vazhdimisht në liturgji, në reflektimin personal dhe në jetën e përditshme të besimtarit. Ai nënvizon rëndësinë e leximit të Biblës me lutje (lectio divina), lidhjen mes Shkrimit dhe Traditës, si dhe përgjegjësinë e Kishës për me e shpallë Fjalën në kulturë, media dhe dialog ndërfetar. Ideja qendrore asht se kur Fjala e Zotit vendoset në qendër, ajo ndriçon arsyen, forcon besimin dhe orienton veprimin moral e shoqnor të njeriut.
