
Përshkrimi:
Misericordiae Vultus asht bullë papnore e Papës Françesku e vitit 2015 me të cilën u shpall Jubileu i Jashtëzakonshëm i Mëshirës. Dokumenti e paraqet mëshirën si fytyrën e vetë Zotit dhe si thelbin e mesazhit të krishterë, duke theksu se Kisha duhet të jetë para së gjithash vend faljeje, shprese dhe pranimi për çdo njeri. Ai fton besimtarët me e jetu mëshirën jo vetëm në lutje, por në veprime konkrete ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe të përjashtuarve. Ideja qendrore asht se drejtësia pa mëshirë rrezikon me u ba e ashpër, ndërsa mëshira e hap zemrën e njeriut ndaj shndërrimit të brendshëm dhe rikthimit te Zoti.
