
Përshkrimi:
Gaudete et Exsultate asht nxitje apostolike e Papës Françesku e vitit 2018 që fton çdo besimtar drejt shenjtërisë në jetën e përditshme. Dokumenti thekson se shenjtëria nuk asht privilegj i pak vetave apo i figurave historike, por thirrje universale që realizohet në gjeste të vogla dashnie, durimi dhe besnikërie në rrethana të zakonshme. Ai paralajmëron kundër dy rreziqeve shpirtërore moderne — gnosticizmit dhe pelagianizmit — që e reduktojnë fenë në ide apo në vetë-mjaftueshmëri morale. Ideja qendrore asht se gëzimi i vërtetë lind kur njeriu jeton Ungjillin me thjeshtësi dhe guxim, duke e kthye jetën e përditshme në rrugë konkrete shenjtërie.
