
Përshkrimi:
Christus Vivit asht nxitje apostolike e Papës Françesku e vitit 2019 e drejtueme veçanërisht të rinjve dhe gjithë popullit të Zotit, që thekson se Krishti jeton dhe mbetet i pranishëm në jetën e çdo njeriu. Dokumenti flet për vlerën e rinisë si kohë kërkimi, guximi dhe shprese, duke i ftu të rinjtë me mos e humb besimin në vetvete, në Zotin dhe në të ardhmen. Ai trajton sfidat moderne si kultura digjitale, krizat identitare dhe mungesa e orientimit, por nënvizon se thirrja personale dhe misioni i secilit lind nga një takim i gjallë me Krishtin. Ideja qendrore asht se feja nuk asht kujtim i së kaluarës, por energji e gjallë që rinovon zemrën dhe i jep kuptim rrugëtimit të njeriut në botë.
