Fratelli Tutti (AL)

Fratelli Tutti (AL)

Download URL:

Përshkrimi:

Fratelli Tutti asht enciklikë e Papës Françesku e vitit 2020 që trajton vëllazërinë universale dhe miqësinë shoqnore si themel për paqe dhe bashkëjetesë mes popujve. Dokumenti kritikon individualizmin ekstrem, kulturën e përjashtimit dhe nacionalizmat e mbylluna, duke propozu dialogun, solidaritetin dhe kujdesin për më të dobëtit si rrugë për një botë ma njerëzore. I frymëzuem pjesërisht nga figura e Shën Françeskut të Asizit, teksti thekson se çdo njeri asht vëlla apo motër përtej kufijve fetarë, kulturorë apo politikë. Ideja qendrore asht se pa dashni shoqnore dhe përgjegjësi të përbashkët, liria dhe drejtësia mbeten të brishta, ndërsa vëllazëria hap mundësinë për një rend ma të drejtë dhe paqësor global.