Christifideles Laici (AL)

Christifideles Laici (AL)

Download URL:

Përshkrimi:

Christifideles Laici asht nxitje apostolike e Papës Gjon Pali II e vitit 1988 që flet mbi rolin dhe misionin e laikëve në Kishën Katolike dhe në shoqni. Dokumenti thekson se të krishterët laikë nuk janë vetëm pjesëmarrës pasivë në jetën kishtare, por bashkë-përgjegjës aktivë në ungjillëzim, në jetën publike, në kulturë, politikë dhe ekonomi. Ai e paraqet laikun si “punëtor në vreshtin e Zotit”, të thirrur me e jetu fenë jo vetëm brenda kishës, por sidomos në përditshmëri — në familje, punë dhe shoqni — duke sjellë vlerat e Ungjillit në botë. Ideja qendrore asht se shenjtëria dhe misioni nuk janë privilegj i klerit, por thirrje universale për çdo besimtar që jeton fenë me përgjegjësi dhe vetëdije.