
Përshkrimi:
Evangelii Gaudium asht nxitje apostolike e Papës Françesku e vitit 2013 që përqendrohet te gëzimi i Ungjillit dhe nevoja për një Kishë në dalje, misionare dhe e afërt me njerëzit. Dokumenti thekson se besimi i krishterë nuk duhet të paraqitet si barrë morale apo rregull formal, por si përvojë gëzimi që lind nga takimi personal me Krishtin dhe që shtyn besimtarin me e nda këtë gëzim me të tjerët. Ai kritikon klerin e mbyllun në vetvete, burokratizimin e strukturave dhe një ekonomi që përjashton të varfrit, duke kërku një kulturë mëshire, solidariteti dhe dialogu shoqnor. Ideja qendrore asht se ungjillëzimi duhet të jetë i gjallë, i thjeshtë dhe i mbushun me shpresë, sepse vetëm një fe e jetueme me gëzim ka fuqi me prekë zemrën e njeriut dhe me transformu shoqninë.
