Familiaris Consortio (AL)

Familiaris Consortio (AL)

Download URL:

Përshkrimi:

Familiaris Consortio asht nxitje apostolike e Papës Gjon Pali II e vitit 1981 që trajton misionin, dinjitetin dhe përgjegjësinë e familjes së krishterë në shoqninë moderne. Dokumenti e paraqet familjen si “kishë shtëpiake”, vend ku lind jeta, formohet ndërgjegjja morale dhe transmetohet besimi përmes shembullit të prindërve. Ai thekson pandashmërinë e martesës, barazinë në dinjitet mes burrit dhe gruas dhe detyrën e edukimit të fëmijëve, duke i ftu familjet me u përballë sfidat kulturore e ekonomike pa humbë qendrën shpirtërore. Ideja qendrore asht se familja nuk asht vetëm institucion shoqnor, por thirrje hyjnore për dashni besnike, falje dhe bashkëpunim me Zotin në ndërtimin e jetës dhe të shoqnisë.