
Përshkrimi:
Humanae Vitae asht enciklikë e Papës Pali VI e vitit 1968 që trajton moralin e martesës dhe përgjegjësinë në transmetimin e jetës njerëzore. Dokumenti thekson lidhjen e pandashme mes dashnisë bashkëshortore dhe hapjes ndaj jetës, duke kundërshtu metodat artificiale të kontracepsionit dhe duke propozu vetëpërmbajtjen dhe metodat natyrore si rrugë në përputhje me etikën e krishterë. Enciklika nënvizon dinjitetin e trupit, rolin e ndërgjegjes dhe përgjegjësinë e çiftit për vendime të pjekuna morale, ndërkohë që pranon sfidat reale të familjeve. Ideja qendrore asht se jeta njerëzore asht dhuratë që nuk duhet trajtu vetëm si çështje teknike apo utilitare, por si realitet i shenjtë që kërkon respekt, dashni dhe përgjegjësi.
