Il nome di Dio è Misericordia (AL)

Il nome di Dio è Misericordia (AL)

Categories:
Download URL:

Përshkrimi:

Il nome di Dio è Misericordia asht nji libër-intervistë i Papës Françesku i botuem në vitin 2016, ku ai shpjegon në mënyrë të thjeshtë e personale se mëshira asht thelbi i përvojës së krishterë dhe “emni” ma i thellë i Zotit. Përmes dialogut me gazetarin Andrea Tornielli, Papa ndan kujtime nga jeta e tij, reflektime mbi faljen, mëkatin dhe nevojën që Kisha të jetë vend pranimi e shprese për çdo njeri. Libri nuk asht traktat akademik, por dëshmi pastorale që synon me e afru besimtarin te sakramenti i pajtimit dhe te bindja se Zoti nuk lodhet kurrë tue falë. Ideja qendrore asht se mëshira nuk asht dobësi, por forca që e shëron njeriun dhe i jep kuptim marrëdhënies së tij me Zotin dhe me të tjerët.