Mulieris Dignitatem (AL)

Mulieris Dignitatem (AL)

Download URL:

Përshkrimi:

Mulieris Dignitatem asht letër apostolike e Papës Gjon Pali II e vitit 1988 që trajton dinjitetin dhe thirrjen e gruas në dritën e antropologjisë së krishterë. Dokumenti thekson barazinë thelbësore mes burrit dhe gruas në dinjitet njerëzor, duke nënvizu njëkohësisht veçantinë dhe plotësimin reciprok mes tyre. Ai reflekton mbi figurat biblike – sidomos Marinë – për me tregu se gruaja nuk reduktohet në rol shoqnor apo biologjik, por ka mision shpirtëror, moral dhe kulturor në familje dhe në shoqni. Ideja qendrore asht se dinjiteti i gruas buron nga vetë krijimi i saj “në shëmbëlltyrë të Zotit”, dhe se respekti ndaj saj asht masë e drejtësisë dhe humanitetit të çdo civilizimi.