
Përshkrimi:
Novo Millennio Ineunte asht letër apostolike e Papës Gjon Pali II e vitit 2001, e shkrueme në përfundim të Jubileut të Madh të vitit 2000, që shërben si udhërrëfyes shpirtëror për Kishën në hyrje të mijëvjeçarit të ri. Dokumenti fton besimtarët “me u nisë në thellësi” (duc in altum), duke theksu se prioriteti kryesor nuk asht strategjia apo struktura, por shenjtëria personale dhe takimi i gjallë me Krishtin. Ai nënvizon rëndësinë e lutjes, Eukaristisë, dashnisë ndaj të varfërve dhe dëshmisë së përditshme të besimit në shoqni. Ideja qendrore asht se e ardhmja e Kishës nuk ndërtohet mbi plane thjesht organizative, por mbi rinovimin e brendshëm shpirtëror që e bën çdo besimtar bashkëpunëtor aktiv në misionin e Ungjillit.
