Pacem in Terris (AL)

Pacem in Terris (AL)

Download URL:

Përshkrimi:

Pacem in Terris asht enciklikë e Papës Gjon XXIII e vitit 1963 që trajton temën e paqes botnore mbi bazën e së vërtetës, drejtësisë, dashnisë dhe lirisë. Dokumenti u shkru në kontekstin e Luftës së Ftohtë dhe krizës bërthamore, dhe thekson se paqja e vërtetë nuk ndërtohet vetëm me marrëveshje politike, por mbi njohjen e dinjitetit të çdo njeriu dhe respektimin e të drejtave e detyrimeve themelore. Enciklika u drejtohet jo vetëm katolikëve, por “të gjithë njerëzve me vullnet të mirë”, duke kërku bashkëpunim ndërmjet kombeve, çarmatimin gradual dhe një rend ndërkombëtar të bazuar në moral e përgjegjësi. Ideja qendrore asht se paqja nuk asht thjesht mungesë lufte, por një rend i drejtë ku njeriu dhe popujt jetojnë në harmoni sipas ligjit moral.