
Përshkrimi:
Populorum Progressio asht enciklikë e Papës Pali VI e vitit 1967 që trajton zhvillimin e popujve si çështje jo vetëm ekonomike, por mbi të gjitha njerëzore dhe morale. Dokumenti thekson se progresi i vërtetë nuk matet vetëm me pasuri apo teknologji, por me rritjen e dinjitetit të njeriut, drejtësinë shoqërore dhe solidaritetin ndërmjet kombeve të pasura e të varfra. Enciklika kritikon pabarazitë ekstreme, shfrytëzimin ekonomik dhe kolonializmin modern, duke kërku një rend botnor ma të drejtë ku zhvillimi të jetë integral — pra që përfshin trupin, mendjen dhe shpirtin e njeriut. Ideja qendrore asht se zhvillimi asht “emni i ri i paqes”, sepse pa drejtësi dhe mundësi reale për të gjithë popujt, paqja mbetet e brishtë dhe e rreme.
