Shëmbëllesa e Cezarit dhe e Zotit – Dom Kolë Dedaj

6 Min Lexim
Deklaratë: Të gjithë artikujt dhe reflektimet e botuara në Via Veritatis paraqesin pikëpamjet personale të autorëve. Ato nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të asnjë institucioni fetar.

Koment i Ungjillit sipas Mateut 22,15-21

Në Ungjillin e Mateut, na paraqitet laku që iu mbarua Jezusit tepër qartë: a do t’i mbështesë tagrat për Romën, duke bërë t’i ulet ndjekja e popullit që e mbajnë për Mesi, apo do t’i kundërshtojë taksat, duke u anuar me pikëpamjet që kishin nxitur një kryengritje shkatërrimtare jo shumë kohë më parë në vitin 6 para Krishtit. Kjo kryengritje i frymëzoi më vonë zelltarët ta fillojnë luftën e pavarësisë në vitin 66 deri në shkatërrimin e tempullit në vitin 77 pas Krishtit1. Në fakt, tagrat ishte shenjë e zotërimit të huaj në vend dhe e nënshtrimit të judenjve ndaj tyre.

Në Jerusalem, për shkak të ndjeshmërisë së popullit, monedhat vendase prej bakri nuk e paraqisnin portretin e perandorit, por, duke qenë se vetëm perandoria mund të shtypte monedha ari e argjendi ligjërisht, në qarkullim mund të gjendeshin monedha me relievin e perandorit dhe stemat e mbishkrimet e tija. Monedha lidhej drejtpërdrejt me fenë pagane romake dhe me kultin perandorak në Lindje, kështu në anën ku paraqitej shëmbëllesa i tij kishte edhe një mbishkrim2: “TI. CAESAR DIVI AVG.F.AVGVSTVS”—“Tiber Cezari, bir i Augustit hyjnor”; faqja tjetër paraqiste një figurë femërore (ndoshta perandoreshën Livia të personifikuar si perëndesha Roma) dhe mbante mbishkrimin “PONTIF. MAXIM”, që i referohej kryepriftit të fesë romake3. Perandoria i përdorte këto monedha, jo vetëm si mjete tregtie, por edhe mjete adhurimi ndaj kultit të perandorit shëmbëllesat e të cilit judeu duhej mënjanuar. Monedhat ishin pronë e shtetit, më saktësisht e perandorit, dhe judenjtë edhe nuk kishin kah t’ia mbanin pa i përdorur, si p.sh. Tagra për krye/frymë (tributum capitis) e cila mblidhej në çastin e regjistrimit (Lk 2,1–5; Vaps 5,37) e që arrinte rreth 1 deanrë në vit për frymë4. Kjo e pati nxitë edhe kryengritjen e famshme të Judës Galileasit në vitin 6 pas Krishtit (Josephus, De bello Iudaico 2.118)5.

Judenjtë e devotshëm e kundërshtonin monedhën «idhujtare», e cila mbante jo vetëm portretin e një njeriu (në kundërshtim me urdhërimin e dytë, Dal 20,4), por edhe një mbishkrim që e përshkruante perandorin romak si Birin e hyjit (Divi Filius – në kundërshtim me urdhërimin e parë, Dal 20,3)6.

Jezusi sapo merr monedhën e ua paraqet e u kërkon që të vetëdijesohen e ta kuptojnë se e kujt është. Me i dhanë Cezarit çka i takon Cezarit d.m.th. me ia kthy monedhën e vet (krh. 17,25; Rom 13,6–7; 1 Pjt 2,13–14). As figura dhe as mbishkrimi në monedhat nuk i pengonin judenjtë. Në njëfarë mënyre Jezusi ua nxerr në pah dyfytyrësinë, veprimin e tyre idhujtare, dhe se duhet t’i kthehet monedha peradnorit. Judenjt, për hatër s’e linin flamurin e romës brenda e aq më pak të perandorit në qytet (Josephus, De Antquitate Iudaica 18.59)7, porse ja ku e mbanin idhullin e tij nëpër xhepa.

Në anën tjetër Jezusi na fton çka i takon Hyjit, t’i jepet Hyjit (nënkuptohet shëmbëllimi, pra ne, që i takojmë Hyjit). Menjëherë na jehon pjesa e Zanafillës ku Zoti e krijon njeriun në “shëmbëllimin e vet” (hb. ṣelem; gq. eikōn). Të paktën që nga Tertuliani (Adversus Marcionem 4.38; De Idolatria 15)8 e kanë hetuar këtë krahasim mes monedhës së argjendtë, shëmbëllim i prodhuesit njerëzorë dhe ikonës njerëzore, shëmbëllesë e Krijuesit të vet9. Kjo na tregon njëherësh vlerën njerëzore, si krijesa të lartësuara nga Krijuesi përmes shëmbëllesës, e në anën tjetër përkatësinë tonë ndaj tij, pasi që ne të gjithë që e mbartim mbishkrimin the fytyrën e tij. Zoti kërkon që ne t’ia japim adhurimin e duhur atij, që të qëndrojmë në lidhje me të, ndërsa në anën tjetër është edhe Djalli, autori i së keqes, babai i rrenës e majmuni hyjnor, i cili duke mos mundur të krijoi, atëherë veç mundohet të shkatërroi këtë shëmbëllesë hyjnore.

Ai vazhdimisht e paraqet vetveten si hyjni që duhet nderuar, e në botën moderne edhe po ia del bukur mirë, kur shohim mjerimin, luftën, të keqen, ideologjitë e çmendurit nga më të ndryshmet. Në kohën e BV në luginen e t’bijve të Hinomit, judenjt i flijonin fëmijët e tyre duke i vendosur në duart e zjarrta të Molekut (shih 2Mb 3,26-7; 16,3; 21,6), e ende e kësaj dite me miliona i flijohen atij me abort e çmenduri tjera10. Rituale të ngjashme bëhen haptazi nëpër ngjarje sportive11 apo edhe duke i vendosur shtatore bronzi të Molekut publikisht për promovimin e infanticidit në Boston12. Kur Jezusi flet për ferrin e përdorë fjalën heb. gê (ḇen-)hinnōm13, gq. Gehenna14, luginen e vajtimit të gjithë atyre fëmijëve që u flijuan në zjarr.

Jezusi dëshiron të na rikujtoj dinjitetin tonë si bij të Zotit e të na rikthej në bashkim me Atin tonë krijues. Ndoshta mund të jemi monedhë e vjetëruar, e përdorur, ndoshta edhe monedhë e ndotur deri në atë pikë saqë edhe më nuk njihemi, por shëmbëllesa e mbishkrimi mbeten, prandaj edhe duhet t’i kthehen t’Zotit. Veçanërisht në këtë pjesë na tregon se është e mundur t’i paguash detyrimet si perandorit e po ashtu Zotit, të jesh një qytetarë i përgjegjshëm dhe një shërbëtorë besnik i Hyjit15.


  1. Craig S. Keener, The Gospel of Matthew: A Socio-Rhetorical Commentary (Grand Rapids, MI;  Cambridge, U.K.: Wm. B. Eerdmans Publishing Co., 2009), 524; R. T. France, The Gospel of Matthew, The New International Commentary on the New Testament (Grand Rapids, MI: Wm. B. Eerdmans Publication Co., 2007), 829. ↩︎
  2. Shih Tiberius coins – ANCIENT ROMAN COIN – OFFICIAL WEBSITE ↩︎
  3. W. D. Davies and Dale C. Allison Jr., A Critical and Exegetical Commentary on the Gospel according to Saint Matthew, vol. 3, International Critical Commentary (London; New York: T&T Clark International, 2004), 216. ↩︎
  4. Davies and Allison Jr., 2004), 214; Keener, 2009, 524–25. ↩︎
  5. “Gjatë administrimit të tij, një farë galileasi, me emrin Judë, arriti t’i nxiste bashkatdhetarët e vet të çoheshin në kryengritje; dhe iu tha se ishin frikacakë nëse pranonin t’u paguanin tagra romakëve dhe, pas Zotit, t’u nënshtroheshin si zotave njerëzve të vdekshëm. Ky njeri ishte mësues i një sekti të veçantë, të krijuar prej tij, dhe nuk i ngjante aspak udhëheqësve të tjerë të tyre.”, në Flavius Josephus and William Whiston, The Works of Josephus: Complete and Unabridged (Peabody: Hendrickson, 1987), 604–5. ↩︎
  6. France, 2007, 830. ↩︎
  7. “Por ata u shtrinë përtokë, shtrinë qafat dhe thanë se do ta pranonin vdekjen me shumë dëshirë, në vend që të shkelnin urdhëresat e ligjeve të tyre. Kjo e preku thellë Pilatin, kur pa vendosmërinë e tyre për t’i mbajtur ligjet të pacënuara, dhe u urdhëroi menjëherë që shëmbëlltyrat të ktheheshin nga Jerusalemi në Cezare”, në Josephus and  Whiston, 1987, 480. ↩︎
  8. Alexander Roberts, James Donaldson, and A. Cleveland Coxe (eds.), Latin Christianity: Its Founder, Tertullian, trans. S. Thelwall, vol. 3, The Ante-Nicene Fathers (Buffalo, NY: Christian Literature Company, 1885). ↩︎
  9. Davies and Allison Jr., 2004, 217–18. ↩︎
  10. April Favara, “Molech,” in The Lexham Bible Dictionary, ed. John D. Barry et al. (Bellingham, WA: Lexham Press, 2016). ↩︎
  11. Shih ’33 Ba’al/Moloch Ceremony at Soldier Field -Jewish History in Chicago 1833-1933 ; Social media reaction to ‘in seine’ Olympics opening ceremony ↩︎
  12. Shih Massachusetts Democrats Unveil Statue Of Molech At State Capitol | Babylon Bee ↩︎
  13. “always with ref. to the sacrifice of children by fire, 2 K 23:10 2 Ch 28:3; 33:6 Je 7:31, 32; 19:2, 6; 32:35; on account of this inhuman & idolatrous practice it was abhorred by priest & prophet, & defiled by Josiah; this conception afterward developed, through Is 66:24, into Jewish Gehinnom  & NT γέεννα.” Francis Brown, Samuel Rolles Driver, and Charles Augustus Briggs, Enhanced Brown-Driver-Briggs Hebrew and English Lexicon (Oxford: Clarendon Press, 1977), 244–45. ↩︎
  14. Alexander Souter, A Pocket Lexicon to the Greek New Testament (Oxford: Clarendon Press, 1917), 54. ↩︎
  15. France, 2007, 830. ↩︎
Don Kolë Dedaj
Famullitar Budisalc

Dom Kolë Dedaj është meshtar i Dioqezës Prizren-Prishtinë që nga viti 2017. Misioni i tij baritor është shoqëruar me angazhim akademik: prej vitit 2020 shërben si profesor i Biblës në Shkollën Filozofike-Teologjike “Nëna e Këshillit të Mirë” në Shkodër, duke kontribuar në formimin intelektual e shpirtëror të studentëve. Në vitin 2023 është emëruar zëvendëskancelar i Dioqezës, ku merr pjesë në administrimin dhe koordinimin e jetës kishtare. Deri më tani ka ushtruar shërbimin e famullitarit në famullinë “Shën Gjergjit martir” në Budisalc, për të vazhduar më tutje si misionar në Luzern.

Share This Article
Pa Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *