Mbi Shën Benediktin e Nursisë

Benediktinët shumë shpejt e hapen edhe nëpër hapësirën shqiptare, vetëm te liqeni i Shasit afër Ulqinit janë 365 kisha, kuvendi i njohur Ratac Shenjtërorja e argjipeshkvisë Tivarit, pastaj shumë kuvende pranë Liqenit Shkodres, nga Zllatica (Podgorica) Dinosha, Qafa e Kishës në Hot deri në Sirq etj.

6 Min Lexim
Deklaratë: Të gjithë artikujt dhe reflektimet e botuara në Via Veritatis paraqesin pikëpamjet personale të autorëve. Ato nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të asnjë institucioni fetar.

Nga Don Nosh Gjolaj, SDB

Shenjti i ditës: 11.07.2025: Shën Benedikti (Bekimi) i Nursisë, abat dhe pajtori i Evropës (480-543)

Më 11 korrik Kisha e feston Shën Benediktin (Bekimin) abat, Ati themelues murgjve të Perëndimit. Lindi në Nursia (Norcia) rreth vitit 480. i edukuar në Romë filloi jetën eremitike në krahinën e Subiakos, ku mblodhi rreth vetes disa nxënës. Nga Subiako kaloi në Kasino afër Napolit të Italisë. Aty themeloi manastirin (kuvendin) e njohur edhe sot e kësaj dite dhe shkroi Rregullën, që për shkak të përhapjes së saj të gjerë e bëri të meritonte titullin “Patriark i monarkizmit perëndimor”. Benediktinët e ruajtën kulturën, shkrimet greko-romake dhe të lashtësisë, po ashtu ishin kultivues punës, sipas Shën Bendiktit: “Ora et labora” (Lutu dhe puno).

Rregulla, mësimdhënëse dhe misterioze ndërthurje e ungjillit, në të cilën organizohet në veçantitë më të vogla jeta e murgut, i dha një rend të ri e autoritativ koklavitjes, shpesh të turbullt e të pasaktë, të jetës zakonore të mëparshme manastirore. Dy pikat kyçe të jetës së përbashkët janë koncepti i stabilitas loci (vendit stabil) dhe figurës së kryemurgut, “atit të dashur”, por të quajtur epror, dhe e familjes të bashkërenditur mirë që e përdor kohën për sipërmarrje të ndryshme në ditë gjatë së cilës lutja dhe puna ndërrohen në shenjën e shtysës “ora et labora” (“lutu e puno”).

Lidhur me biblën: “Një qengj mund të lahet në të pa u mbytur, ndërsa një elefant mund të notojë në të”; ky rregull i vjetër lidhet me 73 kapitujt e shkurtër dhe përbehet nga dy pjesë; e para shpirtërore (si të jetohet një jetë fetare në një mënyrë përkushtuar Krishtit), dhe e dyta mbarëvajtëse (si mbarëdrejtohet një manastir). Pjesa e parë është e pasur dhe biblikisht e shpirtëror. Pjesa e dytë mund të përdoret me ndikim të udhëzohet çdo punë shpirtërore më me ndikim.

Me shumë se gjysma e kapitujve përshkruan si anëtari të jetë i bindshëm dhe i përulur, dhe si të veprohet kur një anëtar i bashkësisë nuk është i pranishëm. Për grupe të ndryshme burrash që bënin pjesë në kuvendin (manastirin) e tij ai zhvilloi një koncept të disiplinës dhe masës:

  • jetë celibate,
  • ushqim i thjeshtë (nuk lejohet mishi i kafshëve katërkëmbëshe, e shumta një e ngrënë e zier në ditë, kufizim i pirjes së verës)
  • kohë të paracaktuara për lutje, lexim, punë dhe gjumë.

Vdiq më 21 mars të vitit 547; por në mbarim të shekullit VII në shumë krahina festa e tij kremtohej më 11 korrik. Me Letrën Apostolike “Pacis nuntius” të 24 tetorit 1964, papa Pali VI e shpalli mbrojtës të të gjithë Evropës.

Benediktinët shumë shpejt e hapen edhe nëpër hapësirën shqiptare, vetëm te liqeni i Shasit afër Ulqinit janë 365 kisha, kuvendi i njohur Ratac Shenjtërorja e argjipeshkvisë Tivarit, pastaj shumë kuvende pranë Liqenit Shkodres, nga Zllatica (Podgorica) Dinosha, Qafa e Kishës në Hot deri në Sirq etj. Siç thotë historiani i huaj Jeriçeku, në qoftë se nuk do të ishin benediktinët dhe dominikanët, nuk dot ekzistonte kombi shqiptar, do të ishim o grek apo sllav në hapësirën e Ballkanit.”

Shën Benedikti nderohet nga të gjitha kishat e krishtera të cilat e nderojnë si shenjt. U kanonizua dhe u shpallë për shenjtë në vitin 1220. Në Kishën katolike dhe në atë luteriane festa e tij është 11 korriku, ndërsa në kishat katolike dhe ortodokse të lindjes 14 marsi.

Shën Benedikti është shenjt mbrojtës kundër helmit, tundimit, sëmundjeve pezmatuese, sëmundjeve të mëlçisë, etheve, magjisë, gurëve në tëmth, i bujqërie, inxhinierëve, bakër punuesve, njerëzve në prag të vdekjes, Evropës, Gjermanisë, i arkitektëve italianë, murgjërve, fermerëve, Norcias, njerëzve ndër urdhra fetare, nxënësve të shkollave, speliologëve.

Disa gjëra interesante që ndërlidhen me Medaljonin Shën Benediktin: Medaljoni i Shën Benediktit, që besohet se i ruan besimtarët nga i keqi. Kryqi mbi të me nënshkrim: PAX – paqja. Në katër anët e kryqit janë shkronjat CSPB, që do të thonë: Crux sancti Patris Benedicti- Kryqi i Shën Atit Benediktit. Në vertikalen e kryqit janë shkronjat: NDSMD, që do të thotë: Non draco sit mihi dux- Mos të jetë dragoi udhëheq.

Kurse shkronjat në rreth: V R S N S M V S M Q L I V B do të thotë: Vade retro satana, non suade mihi vana, sunt mals quae libas, ipse venena bibas- Largoju, Sotonë, kur mos më këshillo dokrra, keqja është ajo që ma ofron, pije helmin tënd.

Sot për sot sa e di unë, kemi një bendektin shqiptar patër Damian Gjonaj, për momentin ushtron postin ekonomit në bashkësinë e benediktinëve në Michigan të Amerikës. Kurse në Mirditë e trashëgojmë titullin Abacia.

Share This Article
Pa Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *