E enjte, Tet 1, 2026
  • Caput
  • Sententia
    • Lajme
    • Editorial
    • Opinion
  • Cultus
    • Identitet
    • Histori
    • Trashegimi
    • Libra
  • Fides
    • Shkrim i Shenjt
    • Papët
    • Papa Leo XIV
    • Kisha
    • Teologji
    • Apologjetikë
    • Meditim
  • Vigilia
    • Propagandë & Gjuhë Urrejtje
    • Media & Narrativa
    • Filozofi
    • Analizë sociale
    • Ideologjitë
    • Kritikë kulturore
  • Bibliotheca
Reading: Kardinali Ernest Simoni në Britani – Një dëshmi e gjallë e fesë që nuk mposhtet
Bashkëndaje

VIA VERITATIS

Veritas in intellectu est, et lux rationis aperit animam ad ordinem divinum

Via VeritatisVia Veritatis
Font ResizerAa
  • Sententia
  • CultusCultusCultus
  • Fides
  • Vigilia
  • Bibliotheca
Kërko
  • Sententia
    • Editorial
    • Opinion
  • Cultus
    • Identitet
    • Histori
    • Trashegimi
    • Libra
  • Fides
    • Shkrim i Shenjt
    • Kisha
    • Papa Leo XIV
    • Teologji
    • Meditim
    • Apologjetikë
  • Vigilia
    • Analizë sociale
    • Ideologjitë
    • Kritikë kulturore
    • Media & Narrativa
Have an existing account? Sign In
Follow US
© 2025 Via Veritatis. All Rights Reserved.
Via Veritatis > Blog > Fides > Kardinali Ernest Simoni në Britani – Një dëshmi e gjallë e fesë që nuk mposhtet
Fides

Kardinali Ernest Simoni në Britani – Një dëshmi e gjallë e fesë që nuk mposhtet

Përditësimi i fundit: 19 Qershor, 2026 7:29 pm
Via Veritatis
Bashkëndaje
9 Min Lexim
Nga e majta në të djathtë: At Chris Vipers, famullitar i “Holy Apostles”, Pimlico; Motër Leonarda Përgega, “Bijat e Dashurisë Hyjnore”; At William Agley, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore të Anglisë dhe Uellsit; Kardinal Ernest Simoni Troshani; Don Kastriot Gjoka, përkohësisht përgjegjës për Komunitetin Katolik Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar; Don Robert Kola, Vikar i Përgjithshëm i Dioqezës së Sapës; Motër Silva Jaku, “Motrat Salvatoriane.
Kardinal Ernest Simoni Troshani;
List of Images 1/5
Nga e majta në të djathtë: At Chris Vipers, famullitar i “Holy Apostles”, Pimlico; Motër Leonarda Përgega, “Bijat e Dashurisë Hyjnore”; At William Agley, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore të Anglisë dhe Uellsit; Kardinal Ernest Simoni Troshani; Don Kastriot Gjoka, përkohësisht përgjegjës për Komunitetin Katolik Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar; Don Robert Kola, Vikar i Përgjithshëm i Dioqezës së Sapës; Motër Silva Jaku, “Motrat Salvatoriane.
Kardinal Ernest Simoni Troshani;
Deklaratë: Të gjithë artikujt dhe reflektimet e botuara në Via Veritatis paraqesin pikëpamjet personale të autorëve. Ato nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të asnjë institucioni fetar.
Bashkëndaje

Nga 10 deri më 15 qershor 2026, komuniteti katolik shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar pati nderin të mirëpriste Kardinalin Ernest Simoni Troshani, dëshmitar të gjallë të fesë, qëndresës dhe faljes së krishterë. Vizita e tij u kthye në një ngjarje të rrallë shpirtërore dhe historike për shqiptarët në Britani, duke bashkuar besimtarë, meshtarë, rregulltarë, familje dhe përfaqësues të komunitetit rreth një figure që mbart në vetvete kujtesën e vuajtjes dhe dritën e besimit.

Via Veritatis e sjell këtë kronikë si një ftesë për lexuesin që të rikthejë vështrimin te dëshmia e Kardinalit Simoni: te një jetë e kaluar mes përndjekjes, burgut dhe punës së detyruar, por e mbajtur gjithmonë në këmbë nga dashuria për Krishtin. Prania e tij ndër shqiptarët e Britanisë na kujton se feja nuk është vetëm trashëgimi kulturore, por dëshmi e gjallë që duhet ruajtur, ushqyer dhe përcjellë.

VIZITA E KARDINAL ERNEST SIMONIT NË BRITANINË E MADHE
10–15 qershor 2026

Nga data 10 deri më 15 qershor 2026, Kardinal Ernest Simoni zhvilloi një vizitë në Britaninë e Madhe, pranë bashkësisë katolike shqiptare. Vizita u organizua në kuadër të përkujdesjes baritore për shqiptarët katolikë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në Britaninë e Madhe jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, të cilët, krahas jetës së përditshme dhe punës, kërkojnë të ruajnë lidhjen me identitetin kombëtar dhe me jetën shpirtërore. Për këtë arsye, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka vendosur një kalendar vjetor vizitash dhe kremtimesh të Meshës për besimtarët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Ky kalendar përfshin Krishtlindjen, Pashkën, festën e Shën Antonit të Padovës, festën e Shën Nënë Terezës më 5 shtator, si dhe festën e të Gjithë Shenjtorëve më 1 dhe 2 nëntor.

Vizita e parë e këtij kalendari u zhvillua për Krishtlindjet e vitit të kaluar nga Mons. Artur Kola, i cili është përgjegjës për misionin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Për Pashkë dhe për festën e Shën Antonit të Padovës, shërbimet fetare u kryen nga Dom Kastriot Gjoka.

Vizita e Kardinal Ernest Simonit u organizua nga Mons. Artur Kola, Dom Kastriot Gjoka dhe z. Gent Palaj, në bashkëpunim me Ipeshkvin ndihmës të Westminster-it, Mons. Paul McAleenan, dhe sekretarin e tij, Father Patrick von der Woerst. Në organizim morën pjesë edhe besimtarë të komunitetit shqiptar, motrat “Bijat e Dashurisë Hyjnore”, motër Linda Pergega dhe motër Leonarda Pergega, si dhe motër Silva Jaku, motër Salvatoriane, e cila ndodhet në Britani për studime.

Gjatë qëndrimit në Londër, Kardinali Simoni u akomodua pranë kuvendit të motrave “Little Sisters of the Poor”. Programi i vizitës përfshiu takime institucionale, kremtime liturgjike, momente lutjeje dhe takime me besimtarët shqiptarë.

Ditën e parë të vizitës, Kardinal Ernest Simoni u prit në Parlamentin Britanik, ku u takua me deputetë, diplomatë, gazetarë dhe përfaqësues të komunitetit. Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, z. Uran Ferizi, si dhe ambasadori i Kosovës, z. Ilir Kapiti.

Kardinali u prit gjithashtu nga kapelani katolik i Parlamentit Britanik, Father Christopher Colven. Gjatë këtij takimi u mbajtën fjalime të shkurtra nga Dom Kastriot Gjoka dhe Prof. Romeo Gurakuqi. Në fjalën e tij, Kardinali Simoni foli për Krishtin, për faljen dhe për kuptimin e Ngjalljes.

Dom Kastriot Gjoka theksoi rëndësinë e kësaj vizite për komunitetin shqiptar në Britani, ndërsa Prof. Romeo Gurakuqi paraqiti një përmbledhje të jetës së Kardinal Simonit, duke u ndalur në vuajtjet e tij gjatë regjimit komunist dhe në rolin e klerit katolik shqiptar në historinë kombëtare. Pas takimit, Kardinali u ftua në kapelën e Parlamentit për një moment lutjeje.

Më 11 qershor, Kardinali vizitoi një nga bashkësitë e “Motrave të Nënë Terezës” në Londër, ku kremtoi Meshën e Shenjtë. Po atë mbrëmje ai vizitoi Seminarin Dioqezan “St. Thomas More”, ku u prit nga rektori Father John O’Leary. Në seminar u zhvillua lutja e Mbrëmësores dhe më pas një darkë në nder të Kardinalit.

Më 12 qershor u kremtua Mesha Solemne në Westminster Cathedral. Në këtë kremtim morën pjesë rreth 3,000 besimtarë. Të pranishëm ishin Nunci Apostolik në Mbretërinë e Bashkuar, Mons. Miguel Maury Buendía, Arqipeshkvi i Westminster-it, Kardinal Vincent Nichols, si dhe meshtarë dhe besimtarë vendas.

Në fillim të Meshës u bë një prezantim i shkurtër i jetës dhe dëshmisë së Kardinalit në gjuhën shqipe nga Dom Kastriot Gjoka dhe në gjuhën angleze nga znj. Gabriela Berisha Turmalaj. Predikimi i Kardinalit u përkthye nga z. Anton Kooll Kaçuba. Hyrja në Meshë u shoqërua me procesion dhe me veshje tradicionale shqiptare nga krahina të ndryshme, si dhe me figurat e Zojës së Shkodrës, të Shën Nënë Terezës dhe të Martirëve Shqiptarë.

Pas Meshës, Kardinali dha bekimin për besimtarët e pranishëm. Më pas u organizua një darkë nga grupi organizativ i komunitetit katolik shqiptar në Britani.

Të nesërmen u zhvillua vizita në Manchester, ku Kardinali kremtoi Meshën për shqiptarët që jetojnë në atë zonë. Ai u prit nga Ipeshkvi i Salford-it, Mons. John Arnold, si dhe nga motrat “Bijat e Dashurisë Hyjnore”.

Të dielën, Kardinali u prit nga komuniteti jezuit në Londër, ku u takua me Father Dominic Robinson dhe me besimtarët e pranishëm. Po atë ditë, më 14 qershor, Kardinal Ernest Simoni kremtoi Meshën në Holy Apostles Church në Pimlico. Në këtë kremtim morën pjesë rreth 2,000 besimtarë. I pranishëm ishte edhe Sekretari i Konferencës Ipeshkvnore të Anglisë dhe Uellsit, Mons. William Agley.

Gjatë vizitës u shpërndanë certifikata mirënjohjeje të firmosura nga Kardinali, si dhe figura të Zojës së Shkodrës, të Shën Nënë Terezës dhe të Martirëve Shqiptarë për individë dhe institucione që kishin kontribuar në jetën e komunitetit.

Vizita e Kardinal Ernest Simonit u vlerësua nga organizatorët si një moment i rëndësishëm për shqiptarët katolikë në Britani. Ajo solli në vëmendje dëshminë e një kleri që ka përjetuar përndjekjen komuniste, si dhe rëndësinë e ruajtjes së lidhjes shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve në mërgim.

Në përmbyllje të vizitës, organizatorët shprehën mirënjohjen për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e saj: Mons. Artur Kolën, Dom Kastriot Gjokën, motër Silva Jakun, z. Gent Palajn, Fishta Institute, z. Dorian Lula, z. Martin Kiri, z. Ardi Mujaj, z. Gjon Matusha dhe z. Valentin Vuçaj, si bashkorganizatorë të vizitës.

Organizatorët falënderuan Arqipeshkvin e Westminster-it, Kardinal Vincent Nichols, Mons. Paul McAleenan dhe sekretarin e tij, Father Patrick von der Woerst, për bashkëpunimin në realizimin e vizitës. Falënderime u shprehën edhe për Father Slawomir, famullitar i Westminster Cathedral, dhe për Father Chris Vipers, famullitar i Holy Apostles Church në Pimlico.

Një falënderim iu drejtua motrave “Little Sisters of the Poor”, motër Silva Jaku SDS, motër Linda Pergega, korit të udhëhequr nga Mariela Cingo dhe motër Leonarda Pergega, përkthyesit Anton Kooll Kaçuba dhe Gabriela Berisha Turmalaj.

Organizatorët falënderuan gjithashtu median, z. Valentin Vuçaj për pasqyrimin e vizitës, sponsorët, vullnetarët dhe të gjithë besimtarët që morën pjesë në kremtimet liturgjike në Londër dhe Manchester.

Në fund, organizatorët falënderuan deputetët britanikë z. Martin Vickers dhe z. John Grogan, kapelanin e Parlamentit Britanik Father Christopher Colven, si dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë vizitë.

Vizita u mbyll me falënderimin drejtuar Kardinal Ernest Simonit për praninë e tij në Britaninë e Madhe dhe për takimet me bashkësinë katolike shqiptare.

Via Veritatis
Web
  • Via Veritatis
    29 Shtator, 2026
    Pal Engjëlli dhe Formula e Pagëzimit e vitit 1462: kur shqipja hyri në dokumentin e historisë
  • Via Veritatis
    25 Shtator, 2026
    Rikthimi i Kreut të Kishës Katolike në UNESCO: Fjalimi i plotë i Papës Leonit XIV
  • Via Veritatis
    19 Shtator, 2026
    Vendimi i Dhomave të Specializuara: Thirrja e Imzot Dodë Gjergjit për unitet institucional e kombëtar
  • Via Veritatis
    26 Gusht, 2026
    Fjalimi i Shën Nënë Terezës me rastin e pranimit të Çmimit Nobel për Paqe
TAGGED:lajme
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Kopjo vejgëzen Shtyp
Previous Article Qeveriu… kur korrupsioni vesh kostumin e ligjit
Next Article Mes Askezës së Montserratit dhe Polisit të Barcelonës: MED26
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

MUND TË TË PËLQEJNË

Papa Leo XIV

Papa Leo XIV flet me Papën Ortodoks Kopt Tawadros II: Një Thirrje për Unitet.

...të krishterët kanë një përgjegjësi të përbashkët dhe themelore që të shpallin Ungjillin dhe të kthehen në dëshmitarë aktivë të…

4 Min Lexim
FidesMeditim

Krishtlindja nuk është festa e të gjithëve!

"Ja Zoti vjen, pa marrë parasysh atë që jemi bërë ne" - thoshte një teolog Italian, Curtaz. Dhe vazhdonte: "Nuk…

7 Min Lexim
FidesKishaPapa Leo XIV

Denoncimi i Papës Leonit ndaj persekutimit të të krishterëve

Në fjalimin e 9 janarit 2026, Papa Leo XIV deklaroi se mbi 380 milionë të krishterë vuajnë sot persekutim për…

5 Min Lexim
Kisha

Kisha në Kosovë: Ngjarjet kryesore që shënjuan 2025

Viti 2025 ishte një provë për Kishën në Kosovë. Mes pagëzimeve, Jubileut dhe dialogut ndërfetar, u bë e qartë se…

19 Min Lexim

SENTENTIA

  • Editorial
  • Opinion

CULTUS

  • Identitet
  • Histori
  • Libra
  • Trashegimi

FIDES

  • Shkrim i Shenjt
  • Papa Leo XIV
  • Kisha
  • Teologji
  • Meditim
  • Apologjetikë

VIGILIA

  • Analizë sociale
  • Ideologjitë
  • Kritikë kulturore
  • Media & Narrativa

VEJGËZA

  • Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë
  • Kisha Katolike e Kosovës
  • Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
  • Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës
  • Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë
  • Biblioteka Shqiptare Ortodokse
  • Revista Drita
  • Arkivat Digjitale Shkodër
  • Robert Elsie

DEKLARATË

Të gjithë artikujt dhe reflektimet e botuara në Via Veritatis paraqesin pikëpamjet personale të autorëve. Ato nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Kishës Katolike apo të ndonjë autoriteti kishtar.

© Via Veritatis 2026. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Emri i Përdoruesit ose Email
Fjalëkalimi

Ke humbur fjalëkalimin?