E enjte, Tet 1, 2026
  • Caput
  • Sententia
    • Lajme
    • Editorial
    • Opinion
  • Cultus
    • Identitet
    • Histori
    • Trashegimi
    • Libra
  • Fides
    • Shkrim i Shenjt
    • Papët
    • Papa Leo XIV
    • Kisha
    • Teologji
    • Apologjetikë
    • Meditim
  • Vigilia
    • Propagandë & Gjuhë Urrejtje
    • Media & Narrativa
    • Filozofi
    • Analizë sociale
    • Ideologjitë
    • Kritikë kulturore
  • Bibliotheca
Reading: Kisha në Kosovë: Ngjarjet kryesore që shënjuan 2025
Bashkëndaje

VIA VERITATIS

Veritas in intellectu est, et lux rationis aperit animam ad ordinem divinum

Via VeritatisVia Veritatis
Font ResizerAa
  • Sententia
  • CultusCultusCultus
  • Fides
  • Vigilia
  • Bibliotheca
Kërko
  • Sententia
    • Editorial
    • Opinion
  • Cultus
    • Identitet
    • Histori
    • Trashegimi
    • Libra
  • Fides
    • Shkrim i Shenjt
    • Kisha
    • Papa Leo XIV
    • Teologji
    • Meditim
    • Apologjetikë
  • Vigilia
    • Analizë sociale
    • Ideologjitë
    • Kritikë kulturore
    • Media & Narrativa
Have an existing account? Sign In
Follow US
© 2025 Via Veritatis. All Rights Reserved.
Via Veritatis > Blog > Fides > Kisha > Kisha në Kosovë: Ngjarjet kryesore që shënjuan 2025
Kisha

Kisha në Kosovë: Ngjarjet kryesore që shënjuan 2025

Viti 2025 ishte një provë për Kishën në Kosovë. Mes pagëzimeve, Jubileut dhe dialogut ndërfetar, u bë e qartë se koha e ritualit të qetë ka mbaruar. Shpirti i kohës kërkon një Kishë që formon, shoqëron dhe guxon të thotë të vërtetën, jo për të sunduar, por për të shërbyer.

Përditësimi i fundit: 4 Janar, 2026 9:18 pm
Via Veritatis
Bashkëndaje
19 Min Lexim
Imzot Dodë Gjergji duke e shuguruar altarin me vaj
Meshtarët e Dioqezës Prishtinë-Prizren
List of Images 1/8
Deklaratë: Të gjithë artikujt dhe reflektimet e botuara në Via Veritatis paraqesin pikëpamjet personale të autorëve. Ato nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të asnjë institucioni fetar.
Bashkëndaje

Hyrje

Viti 2025 mbetet një nga vitet më të ngarkuara, duke marrë parasysh se çfarë sjell 2024 por gjithashtu edhe më domethënëse për Kishën Katolike në nivel botëror por gjithashtu në nivel vendor në Kosovë. Ky vit shënoi ndërthurjen e ngjarjeve më profetike dhe simbolike për jetën shpirtërore: Jubileu i Vitit 2025 (“Pilgrims of Hope”), vdekja historike e Papës Françesku gjatë Vitit Jubilar, dialogu ndërfetar në kontekstin kosovar dhe një rritje të dukshme të pagëzimeve, përfshirë të ashtuquajturit “katolikë të fshehtë” që u shfaqën në ceremoni publike në Llapushnik. Ngjarjet e këtij viti jo vetëm përcaktuan ritmet liturgjike, por edhe sfiduan Kishën në nivelin e bashkëjetesës, identitetit, dhe përgjigjes ndaj realiteteve sociale e politike të Kosovës.

Pëmbajtja
  • Hyrje
  • Konteksti Kishtar 2025 – Zhvillimi dhe Realiteti në Kosovë
  • Pagëzimet – Rikthimet nga Feja Islame dhe Sfidat
  • Nënë Tereza shënohet në Kalendarin e Përgjithshëm Romak
  • Presidentja dekoron post mortem Imzot Simon Filiaj për përkthimin e Biblës në Gjuhën Shqipe
  • Shugurimi i Kishës në Janosh kushtuar “Lumit At Lugjit, Martir”
  • Tryeza e Dialogut Ndërfetar
  • Promovohet letra baritore e Ipeshkvit Dodë Gjergji “O Dardan, a je ka’ shpia”.
  • Vdekja e Papës Françesku dhe Reagimet në Kosovë
  • Papa Leoni XIV emnon Imzot Bianco nunc apostolik në Slloveni e delegat apostolik për Kosovë
  • Viti Jubilar 2025 në Kosovë – Dyert e Shenjta dhe Mundësitë për Indulgjencë
  • 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore
  • Reflektimi i Via Veritatis

Konteksti Kishtar 2025 – Zhvillimi dhe Realiteti në Kosovë

Kisha Katolike në Kosovë operon në një mjedis fetar dhe demografik ku shumica e popullsisë identifikohet me fenë islame (rreth 93.5% sipas raportimeve të vitit 2025), ndërsa të krishterët, sidomos katolikët janë një minoritet i vogël në popullsi. Megjithatë, komuniteti katolik ka një histori të thellë dhe një prani aktive në jetën fetare, kulturore dhe sociale të vendit, kryesisht përmes Dioqezës së Prizren-Prishtinës nën drejtimin e Imzot Dodë Gjergjit.

Në vitin 2025, tre dimensione kryesore dominuan kornizën e jetës kishtare:

  1. Jubileu i Vitit 2025: një ngjarje shpirtërore globale që u reflektua edhe në nivel lokal me hapjen e dyerve të shenjta në kishat kryesore të Kosovës dhe mundësi të tjera për ndjesë e shpresë brenda komunitetit.
  2. Vdekja e Papës Françesku në mes të këtij viti jubilar (21 prill 2025), një ngjarje me impakt të madh shpirtëror dhe emocional për Kishën botërore dhe për komunitetin katolik në Kosovë.
  3. Rritja e pagëzimeve dhe rikthimi i besimtarëve muslimanë në krishterim katolik si për arsyeje shpirtërore po ashtu rikthim edhe nga sentimenti kombëtare shkaku i shumë klerive musliman të cilët shpalosën deklarata ant-kombëtare.

Në këtë kontekst, viti 2025 nuk është thjesht një vit liturgjik, por një vit që kërkoi reflektim, bashkëpunim ndërfetare, dhe ripërcaktim të rolit të Kishës në jetën shoqërore të Kosovës.

Pagëzimet – Rikthimet nga Feja Islame dhe Sfidat

Një nga aspektet më interesante dhe të ndjeshëm të vitit 2025 ka qenë fenomeni i pagëzimeve të atyre që u bënë katolikë në mënyrë publike por edhe atyre në mënyrë jo-publike, shpesh pas një historie të gjatë të praktikimit të fshehtë të fesë ose pas një konflikti me komunitetin mysliman shkaku i disa deklaratave anti-kombëtare të disa klerive të komunitetit musliman.

Në fillim të vitit 2025, gazeta New York Times raportoi për një “lëvizje rikthimi” në rritje në Kosovë, ku shumë shqiptarë etnikë myslimanë po konvertohen në katolicizëm, duke e parë atë si një kthim në trashëgiminë e tyre evropiane para-islamike dhe një mënyrë për t’u distancuar nga ekstremizmi fetar. Këta të konvertuar, shpesh nga familje që praktikonin fshehurazi krishterimin nën sundimin osman, e shohin katolicizmin si rikthim të identitetit të tyre stërgjyshor, në kontrast me popullsinë dërrmuese myslimane.

Sfidat e këtij procesi janë të shumta:

  • Komunitetet lokale shpesh përjetojnë tensione kulturore kur individë lëvizin nga një traditë fetare në tjetrën, sidomos kur identiteti kombëtar dhe fetar janë ngushtë të ndërlidhura në kontekstin e Kosovës.
  • Rikthimi mbart sfidën e rifokusimit të Kishës se si të mirëpresë këta besimtarë pa krijuar ndarje në komunitetet e tyre përkatëse, po gjithashtu edhe të i garanton atyre hapësirat konkrete komunitare apo deri tek hapësirat si varrezat.
  • Kisha përballet me nevojën për të ofruar mësime të qarta dogmatike dhe mbështetje shpirtërore për këta besimtarë të rinj pa krijuar ndasi sociale apo politike.

Megjithatë, pagëzimet e vitit 2025 manifestuan edhe një dimension pozitiv, një kerkese shpirtërore aktive për dritë, përkatësi dhe thellim të besimit, duke sfiduar konglomeratin e narrativeve fetare tradicionale në Kosovë.


Nënë Tereza shënohet në Kalendarin e Përgjithshëm Romak

Më 11 shkurt 2025, Dikasteri i Vatikanit për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve bëri publik dekretin e datës 24 dhjetor 2024, me të cilin Papa Françesku, duke marrë parasysh kërkesat dhe dëshirat e ipeshkvijve, rregulltarëve dhe besimtarëve, urdhëron që shenjtëresha shqiptare, e kanonizuar në vitin 2016, të përfshihet në Kalendarin e Përgjithshëm Romak. Ky vendim përbën një arsye të veçantë krenarie për popullin shqiptar dhe për Kishën e Kosovës, e cila e ka ndier gjithmonë këtë shenjtëreshë si pjesë të historisë dhe shpresës së saj. Përkujtimi liturgjik fakultativ mbetet më 5 shtator dhe duhet të përfshihet në të gjithë kalendarët dhe librat liturgjikë për kremtimin e meshës dhe të liturgjisë së orëve.

Lexo dekretin: “Decreto del Dicastero per il Culto Divino e la Disciplina dei Sacramenti sull’iscrizione della celebrazione di Santa Teresa di Calcutta, vergine, nel Calendario Romano Generale, 11.02.2025”


Presidentja dekoron post mortem Imzot Simon Filiaj për përkthimin e Biblës në Gjuhën Shqipe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka nderuar pas vdekjes Imzot Simon Filipajn me “Medaljen Presidenciale të Meritave”, për përkthimin e plotë të Biblës në shqip dhe kontributin e tij në mbrojtjen dhe zhvillimin e kulturës, gjuhës dhe identitetit shqiptar.

Ky vlerësim nuk është thjesht simbolik, por një njohje për punën e palodhur dhe përkushtimin e Imzot Filipajt, i cili e pa përkthimin e Biblës si një mision shpirtëror dhe kulturor në kohë të vështira për gjuhën shqipe. Nderimi i Presidentes vlerëson njëkohësisht forcën dhe qëndrueshmërinë e gjuhës sonë.
Imzot Simon Filipaj do të mbetet në kujtesë si prift, përkthyes i shquar dhe mbrojtës i gjuhës e kulturës shqiptare, që i dha Fjalës së Shenjtë zërin e shqipes.

Deklarata
Medalja Presidenciale e Republikës së Kosovës

Shugurimi i Kishës në Janosh kushtuar “Lumit At Lugjit, Martir”

Më 7 mars 2025, në Janosh të Gjakovës, ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji shuguroi kishën e re kushtuar të lumit At Luigjit, martir, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.

Kjo kishë, e para e kushtuar At Luigjit, u ndërtua për komunitetet e Janoshit dhe Sopotit dhe iu kushtua atij në shenjë përshpirtërie të veçantë të besimtarëve.

Në homeli, ipeshkvi theksoi rëndësinë e dëshmisë së martirëve dhe nevojën për besim të gjallë përballë rreziqeve të plogështisë shpirtërore dhe lakmisë.

Imzot Dodë Gjergji duke e shuguruar altarin me vaj
Meshtarët e Dioqezës Prishtinë-Prizren

Tryeza e Dialogut Ndërfetar

Më 21 mars 2025, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe hapësirat përreth saj u organizua “Tryeza e Diialogut Ndërfetar sipas modelit shqiptar” që përfshinte udhëheqës fetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe intelektualë të fushës së fesë dhe bashkëjetesës.

Raportet e mediave vendore nënvizuan se atmosfera ishte e hapur dhe fokusi kryesor ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet besimtarëve të feve të ndryshme për paqe, drejtësi dhe mirëkuptim reciprok, në një kontekst ku realitetet e pluralizmit fetar kërkojnë vëmendje të vazhdueshme për dialog të vërtetë.

Ky dialog është i rëndësishëm për disa arsye:

  • Rikonfirmon rolit e Kishës Katolike si partner i barabartë në diskutimet publiko-shoqërore në Kosovë, jo thjesht si komunitet minoritar, por si aktor që kontribuon në paqe dhe stabilitet social.
  • Adreson sfidat e keqkuptimeve ndërfetare dhe promovon modelin e bashkëjetesës frymëzuar nga vlerat njerëzore dhe shpirtërore të përbashkëta.
  • Ndihmon në ndërtimin e urave midis komuniteteve që shpesh jetojnë në “gettot fetare” të ndara, duke krijuar hapësira bashkëpunimi dhe pranimi reciprok.

Në nivel lokal, takimet e këtij dialogu u cituan si një shembull konkret i një lëvizjeje drejt bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërfetare, që tejkalon thjesht tolerancën, duke kërkuar përfshirje dhe vlerësim të ndërsjellë të trashëgimisë shpirtërore.

Diskutimet gjatë tryezës së dialogut ndërfetar
Nënshkrimi i Rezolutes nga Krerët e Komuniteteve Fetare të Kosovës.

Promovohet letra baritore e Ipeshkvit Dodë Gjergji “O Dardan, a je ka’ shpia”.

Në kuadër të takimeve kulturore “Pena e Dritës”, më 24 prill 2025, në orën 19:00, në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë, u promovua letra baritore e Imzot Dodë Gjergjit, “O Dardan, a je ka’ shpia” (Drita, 2025). Për letrën kanë referuar Dom Kolë Dedaj, Mujë Rugova dhe Albnor Sejdiu.

Letra trajton temën e “kthimit në shtëpi” si rikthim te rrënjët shpirtërore e kulturore, paralajmëron rreziqet e humbjes së identitetit dhe nxit përgjegjësi familjare, qytetare e fetare, duke ftuar në shpresë, solidaritet dhe kujdes për të mirën e përbashkët.


Vdekja e Papës Françesku dhe Reagimet në Kosovë

Një nga ngjarjet me ndikim më të madh shpirtëror në Kishën katolike botërore, përfshirë komunitetin në Kosovë, ishte vdekja e Papës Françesku më 21 prill 2025, në Ditën e Pashkëve, një ngjarje historike që ndodhi pikërisht gjatë Vitit Jubilar të Shpresës.

Për Kishën Katolike në Kosovë, kjo ngjarje solli reagime në disa nivele:

  • Liturgji e thellë përkujtimore në kishat kryesore për shpirtin e Papës.
  • Dita e Pashkëve, kur Papa ndërroi jetë, u lexua si vdekja e një bari shpirtëror gjatë një prej momenteve më të rëndësishme liturgjike të vitit, duke sjellë një ndjesi të fuqishme reflektimi kolektiv.
  • Për komunitetin lokal, libra ngushëllimi, lutje komunitare dhe mesazhe baritore u përhapën si mënyra të kanalizuara të dhimbjes dhe shpresës së bashkuar me Kishën botërore.

Përtej emotivitetit, vdekja e Papës gjithashtu solli nevojën për reflektim mbi rolin e Kishës në shekullin XXI dhe mbi vazhdimësinë e misionit shpirtëror në një botë të ndryshuar e shpesh të polarizuar.

Hapja e libri të ngushëllimeve

Papa Leoni XIV emnon Imzot Bianco nunc apostolik në Slloveni e delegat apostolik për Kosovë

Më 20 maj 2025, Selia e Shenjtë bëri të ditur se Papa Leoni XIV ka emëruar Imzot Luigi Bianco, i cili kishte shërbyer si nunc apostolik në Ugandë, si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën. Me këtë emërim, kryeipeshkvi italian nga Montemagno (1960) do të mbajë marrëdhëniet diplomatike të Selisë së Shenjtë edhe me Kosovën.

Duke komentuar lajmin, Imzot Bianco vuri në dukje se, pas dhjetë vitesh shërbimi në Afrikën Lindore, fillimisht në Etiopi dhe më pas, nga viti 2019, në Ugandë, i është besuar një detyrë e re në Europë, në Lubjanë, duke kujtuar gjithashtu përvojën e tij të mëparshme si diplomat në Kroaci dhe Argjentinë.

Lexo deklaratën përcaktuese nga Selia e Shenjtë: Resignations and Appointments, 20.05.2025


Viti Jubilar 2025 në Kosovë – Dyert e Shenjta dhe Mundësitë për Indulgjencë

Viti Jubilar i 2025 ishte shpallur njëkohësisht një vit i faljes dhe i shpresës, me moton “Pilgrims of Hope” (Pelegrinë të Shpresës) nga Kisha Katolike Universale.

Në Kosovë, kësaj mundësie i përgjigj Dioqezë e Prizren-Prishtinës me hapjen e dyerve të shenjta në kishat kryesore jubiliare, duke i sjellë besimtarëve vendore mundësinë për të përjetuar reflektimin dhe faljen pa nevojën për shtegtim drejt Romës. Sipas listës zyrtare, këto vende janë:

  1. Katedralja “Nënë Tereza” – Prishtinë
  2. Katedralja “Zoja Ndihmëtare” – Prizren
  3. Kisha “Shën Ndou” – Gjakovë
  4. Shenjtërorja “Zoja Cërnagore” – Letnicë

Këto dyer simbolizojnë një kalim shpirtëror nga gjendja e mëkateve drejt rilindjes në besimin e Krishtit, duke krijuar mundësi për besimtarët që të marrin indulgjencë të plotë, me kushtet e sakramenteve të pendesës dhe pjesëmarrjes liturgjike sipas mësimit kishtar.

Ky model lokal i dyerve të shenjta shërben për disa qëllime:

  • Zgjeron përvojën jubiliare për komunitetin vendor, sidomos për ata që nuk kishin mundësi të shkonin në Romë;
  • Thekson dimensionin shpirtëror të Besimit katolik: faljen, pendimin dhe shpresën;
  • Inspiron aktivitet pastoral dhe liturgjik në komunitetet lokale, duke e bërë Jubileun gjithnjë e më të prekshëm për besimtarët e zakonshëm.

Gjithashtu, datave 29 Korrik – 3 Gusht 2025, ishin pjesëmarrës të rinj nga Kosova në Romë.

16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore

Në përmbyllje të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, kisha katolike e Kosvës i’u përgjigj ftesës së ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili mblodhi të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve fetare të Kosovës, për nënshkrimin e një Deklarate të Përbashkët mbi Dhunën me Bazë Gjinore dhe Dinjitetin e Njeriut.

Me këtë akt, edhe pse në mungesë të grave udhëheqësit fetarë të Kosovës u munduan të dërgonin një mesazh: dhuna nuk ka vend as në fe, as në familje, as në shoqëri. Deklarata paraqet një angazhim të shkruar dhe publik për mbrojtjen e më të brishtëve dhe për sfidimin e normave të dëmshme, duke ofruar një shenjë shprese se komunitetet fetare thonë së bashku “mjaft” ndaj dhunës me bazë gjinore.


Reflektimi i Via Veritatis

Viti 2025 për Kishën Katolike në Kosovë nuk ishte thjesht një varg ngjarjesh të rëndësishme. Ishte një vit që e detyroi Kishën të shikojë veten në pasqyrë dhe të pyesë nëse po ecën me të vërtetë në drejtimin e duhur. Jubileu, pagëzimet e shumta, rikthimet e besimtarëve, dialogu ndërfetar, vdekja e Papës Françesku, nderimet kulturore, shugurimet e kishave të reja, të gjitha u grumbulluan në një mozaik ku shpresa dhe tensioni ecin krah për krah.

Fenomeni i rikthimeve në katolicizëm, sidomos nga komuniteti mysliman, u pa nga shumëkush si një shenjë ringjalljeje. Shumë njerëz e panë këtë si kthim te rrënjët, te kultura, te Europa, te një identitet që nuk dëshiron të zhduket. Por, përtej entuziazmit, mbetet një pyetje e heshtur dhe serioze, sa prej këtyre kthimeve janë fryt i një takimi të sinqertë me Krishtin, e sa janë reagim ndaj zhgënjimeve, retorikave përçarëse dhe krizës së identitetit kombëtar? Kisha është e thirrur t’i mirëpresë këta njerëz me zemër të hapur, por pa e harruar detyrën e saj themelore, formimin, shoqërimin, qartësinë e së vërtetës. Sepse pagëzimi pa rrënjë shpirtërore mund të bëhet iluzion që më vonë kthehet në plagë.

Në anën tjetër, dialogu ndërfetar vazhdoi të jetë i pranishëm dhe i nevojshëm. Në një shoqëri të brishtë si Kosova, takimi ndërmjet komuniteteve fetare është mjet paqeje dhe stabiliteti. Megjithatë, ekziston gjithmonë rreziku që dialogu të shndërrohet në një skenë protokollesh, ku secili buzëqesh, por askush nuk prek temat e vështira, radikalizmin, instrumentalizimin politik të fesë, manipulimin e ndërgjegjeve. Dialogu i vërtetë kërkon të thuash të vërtetën pa urrejtje dhe të mbrosh identitetin pa agresivitet duke hartuar plane me objektiva të qarta për mbrojtjen e trashegimisë kulturore kombëtare, parandalimin e ekztremizmit, duke e ruajtur pavarësinë vepruese në territor. Kisha nuk është thirrur të jetë thjesht pjesë e skenografisë publike, por dëshmi profetike.

Ngjarjet kulturore dhe kishtare, nderimi i Imzot Simon Filipajt, shugurimi i kishave të reja, letrat baritore, treguan se Kisha ruan ende një rol të pazëvendësueshëm në jetën publike dhe kulturore të vendit. Por kjo prani duhet gjithmonë të kujtojë kufirin e saj. Kisha nuk është institucion që kërkon pushtet; ajo është ndërgjegje që thërret dhe udhëheq duke shërbyer.

Ky vit kishte edhe një dimension kritik të brendshëm. Kisha në Kosovë nuk mund të kënaqet me ritin si mbulesë për mungesën e formimit, dhe as me statutin e saj si “minoritet i respektuar” për të harruar se është dërguar te ata që janë larg, të lodhur, të brishtë, dyshues, të lënduar. Nëse Kisha nuk hyn në jetën reale të familjeve, të rinjve, punëtorëve dhe të varfërve, ajo rrezikon të bëhet një institucion ceremonial me kujtime të bukura, por me pak ndikim shpirtëror.

Viti 2025, në fund, ishte një thirrje. Një kujtesë se koha e komoditetit ka mbaruar. Kisha është e thirrur të flasë me guxim, por pa arrogancë; të dëshmojë me thjeshtësi, por pa frikë; të jetë pranë popullit për ta udhëhequr drejt një feje që jep dritë për ta larguar çdo errësisë që promovon kulturën e vdekjes, formon dhe guxon të thotë të vërtetën. Vetëm kështu ngjarjet e këtij viti nuk do të mbeten një kronikë e gjatë, por një fillim i ri për një Rrugë shpirtërore që kërkon thellësi, përgjegjësi dhe shpresë.

Via Veritatis
Web
  • Via Veritatis
    29 Shtator, 2026
    Pal Engjëlli dhe Formula e Pagëzimit e vitit 1462: kur shqipja hyri në dokumentin e historisë
  • Via Veritatis
    25 Shtator, 2026
    Rikthimi i Kreut të Kishës Katolike në UNESCO: Fjalimi i plotë i Papës Leonit XIV
  • Via Veritatis
    19 Shtator, 2026
    Vendimi i Dhomave të Specializuara: Thirrja e Imzot Dodë Gjergjit për unitet institucional e kombëtar
  • Via Veritatis
    26 Gusht, 2026
    Fjalimi i Shën Nënë Terezës me rastin e pranimit të Çmimit Nobel për Paqe
TAGGED:lajme
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Kopjo vejgëzen Shtyp
Previous Article Kisha në Lëvizje: Ngjarjet kryesore që shënjuan 2025
Next Article Tallavaja si normë shoqërore
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

MUND TË TË PËLQEJNË

KishaPapa Leo XIVVigilia

Mes Askezës së Montserratit dhe Polisit të Barcelonës: MED26

Given the international scope of MED26, the English translation of this article can be found further below on this page.…

36 Min Lexim
Kisha

Kosova në krye të diplomacisë kishtare rajonale: Imzot Dodë Gjergji zgjidhet President i Konferencës Ipeshkvnore Ndërkombëtare – “Shën Çirili e Metodi”

Në Beograd, më 27–28 janar 2026, u mbajt Asambleja e 43-të plenare e Konferenca Ipeshkvnore Ndërkombëtare e Shën Cirilit dhe…

5 Min Lexim
FidesShkrim i Shenjt

Codex H: Gjenden faqet e humbura të letrave të Shën Palit

Një zbulim i jashtëzakonshëm sjell në dritë 42 faqe të humbura nga letrat e Shën Palit. Falë teknologjisë së avancuar…

7 Min Lexim
CultusKisha

Padre Guilherme, Prifti DJ: Muzika si urë drejt Hyjnores.

Zbuloni historinë frymëzuese të Padre Guilherme, priftit portugez që po revolucionarizon mënyrën se si feja komunikon me rininë përmes muzikës…

4 Min Lexim

SENTENTIA

  • Editorial
  • Opinion

CULTUS

  • Identitet
  • Histori
  • Libra
  • Trashegimi

FIDES

  • Shkrim i Shenjt
  • Papa Leo XIV
  • Kisha
  • Teologji
  • Meditim
  • Apologjetikë

VIGILIA

  • Analizë sociale
  • Ideologjitë
  • Kritikë kulturore
  • Media & Narrativa

VEJGËZA

  • Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë
  • Kisha Katolike e Kosovës
  • Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
  • Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës
  • Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë
  • Biblioteka Shqiptare Ortodokse
  • Revista Drita
  • Arkivat Digjitale Shkodër
  • Robert Elsie

DEKLARATË

Të gjithë artikujt dhe reflektimet e botuara në Via Veritatis paraqesin pikëpamjet personale të autorëve. Ato nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Kishës Katolike apo të ndonjë autoriteti kishtar.

© Via Veritatis 2026. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Emri i Përdoruesit ose Email
Fjalëkalimi

Ke humbur fjalëkalimin?